Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Vllaznia shumë e fortë, mposht Tiranën në Shkodër, fitojnë dhe Goga me Partizanin

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia shumë e fortë, mposht Tiranën në Shkodër,

Kampionati Kombëtar i Basketbollit për meshkuj ka dhuruar sot sfidën mes Vllaznisë dhe Tiranës. 92 me 74 për vendasit është mbyllur sfida në "Qazim Dervishi". Vllaznia ka treguar në katër periodat e lojës se ishte më mirë në parket, duke e mbyllur pjesën e parë 49-48.

Pavarësisht këtij rezultati të ngushtë, perioda e tretë ka folur për vendasit e Vllaznisë, që kanë fituar me diferencë të konsiderueshme. Tanimë skuadrat do duhet të mendojnë për fazën play-off, ndërsa kujtojmë se do zhvillohet edhe liga unike me ekipet nga Kosova.

Këtë javë janë zhvilluar edhe sfidat e tjera. Goga Basket ka mundur 79 - 63 Teutën në derbin e qytetit, ndërsa Partizani ka mposhtur thellë Eagles 99 me 63.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga