Hysen Dedja nuk është më trajneri i Vllaznisë, të paktën sipas marrëveshjes. Kontrata dy mujore e teknikut përfundoi pas ndeshjes play-off me Besëlidhjen, ndërsa dëshira e Dedjes është që të vijojë projektin në qytetin e lindjes. Në Shkodër duket se janë duke bërë ndryshime rrënjësore.
Pas mbërritjes së Matko Djarmatit si drejtor sportiv, së fundmi është krijuar edhe Bordi I Monitorimit të Vllaznisë sh.a, me emra të njohur si Astrit Hafizi e Ramazan Ragami dhe emra të tjerë. Veç kësaj po punohet edhe për trajnerin e ri, që nëse nuk do të jetë Hysen Dedja pritet që të jetë po shkodran.
Sipas shtypit të shkruar ka kontakte mes donatorit Alban Xhaferi dhe Auron Milotit, ish-lojtarit të Vllaznisë dhe Tiranës në fundin e viteve 1990. 46 vjeçari është trajner në Austri, ndërsa ka drejtuar klube si Liebenfels apo Faldkirchen.