
Vllaznia ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në Ligën Ballkanike në basketbollin për meshkuj. Shkodranët kanë mundur Pejën me rezultatin 78-62 duke rihapur shpresat për fazën "Play Off".
Vllaznia ka dominuar pothuajse të gjithë takimin dhe në fund ka dal triumfues. Perioda e parë është mbyllur me shifrat 19-17 për Vllazninë, e dyta 41-40 dhe perioda e 3-të me rezultatin 62-51 e në fund rezultati përfundimtar ishte 78-62 për shkodranët.
Më të dalluarit te Peja ishin basketbollistët: Johnson 19 pikë, Prahl 15 pikë dhe Jackson 11 pikë.
Kurse te Vllaznia u dalluan: Voss me 16 pikë, Vujovic me 15 pikë si dhe Ross me poashtu 15 pikë.
Poll