
Vllaznia do të kthehet sot nga Mali i Zi, aty ku prej tri javësh zhvilloi fazën përgatitore.
Kuqeblutë kanë marrë tashmë ngarkesën e duhur fizike në mënyrë intensive dhe stërvitjet do të vijojnë në Shkodër.
Por, shqetësimi i klubit dhe trajnerit Cungu për mungesën e një sulmuesi të mirëfilltë është prezent. Te Vllaznia u provuan disa futbollistë në Mal të Zi, por askush nuk bindi.
Tashmë kur kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e merkatos, shkodranët duhet të nxitojnë për të gjetur "bomberin" e sezonit të ri.
Poll