
Vllaznia ka arritur të fitojë në basketboll për meshkuj, teksa ka mposhtur me rezultatin 104 – 66 skuadrën e Skënderbeut. Shkodranët kanë shkëlqyer në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”, me Sead Koplikun që ishte më i miri i ndeshjes.
Ai arriti të realizone 25 pikë, ku 21 pikë u shënuan nga gjuajtja për 3 pikë. Ndërkohë, ndeshja e radhës do të zhvillohet në datën 4 shkurt në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”.
“Ekipi i Vllaznise e ka startuar fazen e dyte me nje fitore diten e djeshme ne Korce kunder ekipit te Skenderbeut.Ne ndeshjen e zhvilluar diten e djeshme ne pallatin e sportit “Tamara Nikolla” ,Vllaznia arriti te ishte dominuese gjate gjithe takimit duke e fituar takimin me rezultatin 104-66 ku u aktivizuan te gjithe lojtaret e ekipit.
Lojtari me i dalluar i ketij takimi ishte 18-vjecari Sead Kopliku i cili realizoi 25 pike nder keto 21 pike u realizuan nga gjuajtja per 3 pike duke realizuar plot 7 trepiksha gjate takimit.
Ndeshja e rradhes e Vllaznise do te zhvillohet me daten 4 shkurt ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ne klasiken kunder ekipi te Tiranes”, shkruhet në njoftimin e shkodranëve.