Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Vlerësim maksimal para grumbullimit me Kombëtaren, Ernest MUÇI në garë për “Lojtarin më të Mirë të Sezonit”

Shkruar nga NEWSPORT
Vlerësim maksimal para grumbullimit me Kombëtaren, Ernest MUÇI
Ernest Muçi ka mbyllur sezonin më të mirë në karrierë me Legian. Një vit fantastik për të teksa ka shënuar 10 gola dhe dhuruar 6 asiste në të gjitha garat me polakët duke patur një kontribut të vyer në fitimin e Kupës së Polonisë. Diamanti i prodhuar nga akademia e Tiranës po kthehet në një nga më të mirët në futbollin polak dhe në ekipin e Legias. Me sezonin të përfunduar, Legia ka publikuar edhe kandidaturat për çmimin prestigjoz “Lojtari i Vitit” dhe 22-vjeçari shqiptar është në listën e 5 yjeve ku fituesi do të shpallet nga votat e fansave. Muçi ka fituar edhe besimin e trajnerit të kombëtares kuqezi, Sylvinho, i cili e ka grumbulluar për ndeshjet e qershorit me Moldavinë dhe Ishujtë Faroe, më 17 dhe 20 qershor.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga