
Viti i ri në Britaninë e Madhe ka gëzuar të paktën një person duke e bërë milioner. Ka fituar jo pak, por plot 115 milionë paundë në llotarinë EuroMillion në ditën e fundit të vitit, raportojnë mediat në Britani, por pa dhënë emrin e fituesit që hë për hë kërkon të mbetet anonym.
Llotaria Kombëtare në një deklaratë për shtyp tha se kjo është e katërta biletë fituese më e madhe në historinë e llotarisë në Britani, duke ndjekur një seri suksessesh në vitet e fundit. Numrat fitues kanë qenë 01, 08, 11, 25, 28 si dhe yjet me fat 04 dhe 06.
Fituesi do të marrë plot 114.969.775 paund.
Cmimi më I madh I një llotarie në Britani ka qenë 161 milionë paund që u fitua nga cifti Chris dhe Colin Ëeir në vitin 2011.
Në gusht 2012, Adrian dhe Gillian Bayford nga Haverhill fituan 148 milionë paund. EuroMillions është një llotari që luhet në 9 shtete, duke përfshirë UK, Austria, Belgjika, Franca, Irlanda, Luksemburgu, Portugalia, Spanja dhe Zvicra.