
Conference League është duke vijuar me turin e dytë të kualifikueseve. Në këtë fazë është edhe Vikingur Gota, skuadra në Ishujt Faroe që e ka qendrën në Gota, një fshat i vogël me 660 banorë në ishull.
Në raundin e parë të Conference League, Vikingur Gota fituan kundër ekipit nga Gjibraltari, Europa, me shifrat e përgjithshme 3-1. Sot në 20:00 në shtëpinë e tyre ata presin sllovakët e Dunajska Streda.
I gjithë fshati i ka sytë nga stadiumi sot, ndërkohë që edhe tifozë nga fshatrat rrotull kanë kërkuar bileta për këtë event. Problem do jetë kapaciteti i stadiumit, që ka vetëm 1500 ulëse. Vikingur nuk është i vetmi ekip nga Ishujt Faroe që kalon një tur në Europë, pasi në 2013-14, EB/ Streymur me 320 banorë fituan një duel në Champions League.