
Solidariteti vijon, teksa përjashtim nuk mund të bëjnë trajnerët dhe lojtarët. Këtë herë, Pep Guardiola ka dhuruar 1 milion euro për fondacionin Angel Soler Daniel, në Barcelonë. Ky fondacion merret me grumbullimin e ndihmave që jepen në këtë kohë për të furnizuar spitalet me gjërat e nevojshme.
Trajneri i Cityt, Guardiola nuk ka hezituar të tregojë anën e tij më të mirë. Kujtojmë që kemi hyrë në një fazë të rëndësishme, e një ndihmë sado e vogël qoftë, vlen shumë.
Poll