Shkon në 5 numri i largimeve nga Burreli teksa Alillarit, Dulaj dhe Gjonit, i shtohen edhe sulmuesi Marius Kola me mbrojtësin Jurgen Ruçajn, sipas 'Futbolli ne Shqiperi'.
[gallery jnewsslider="true" jnewsslider_zoom="true" jnewsslider_title="Marius Kola dhe Jurgen Rucaj" ids="718821,718820"]
Matjanët kanë gjetur gjuhën e përbashkët me lojtarët duke firmosur prishjen e kontratës. E ardhmja e Ruçajt do të jetë në Kavajë aty ku ka nisur stërvitjet me Luzin dhe shumë shpejt pritet zyrtarizimi.
Për Kolën ka një ofertë nga një tjetër klub në Kategorinë e Parë, si dhe një nga Kosova. Por, është ish-ekipi i tij, Kukësi që ka shfaqur një interes së fundmi pasi 21-vjeçari shkëlqeu me skuadrën U21 në sezonin e fundit.