Altach po luan përballë Tirol sfidën e vlefshme për Bundesligën austriake. Altach ja doli të shënojë në minutën 3’ të takimit me autor Bakary Nimagën, ish- lojtarin e Skënderbeut në vitet 2013-2018. Kjo rrjetë e realizuar në hapjen e sfidës ka vlerë të veçantë sepse skuadra e tij po lufton për të mbijetuar.
Ndërsa Tirol në anën tjetër luan me objektiv Conference League. Tifozët kanë gëzuar shumë pas golit të shënuar. Nimaga u afrua në merkaton e dimrit te Altach dhe prej atëherë është aktivizuar 12 herë në kampionat, ndërsa ky është goli i tij i dytë. Kujtojmë se për Tirol aktivizohet Vrioni, i cili megjithëse është golashënuesi më i mirë i ekipit, e ka nisur nga stoli këtë ndeshje.