Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ “Vrasës” para portës, Vedat MURIQI shënon golin e 14-të sezonal

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Vrasës” para portës, Vedat MURIQI shënon

Vedat Muriqi vijon ende të shënojë gola. Sulmuesi kosovar ishte protagonisti absolut ditën e sotme teksa realizoi golin e vetëm në sfidën Mallorca – Valencia ku vendasit dolën me 3 pikë. 2 javë para fundit, ekipet kanë arritur objektivat personale, atë të mbijetesës dhe sfida e sotme ishte pa presion.

Gjithsesi, sulmuesit kanë egon për të shënuar gjithnjë dhe shtatlarti dardan ia doli ta bënte në minutën e 64’. Pas një krosimi mjaft të bukur nga shoku i ekipit Kang-In Lee, “pirati” nuk do të falte para portës teksa me kokë do të dërgonte topin në rrjetë për të shënuar golin e 14-të sezonal.

Me këtë gol, Muriqi mban vendin e 4-të në renditjen e golashënuesve të cilën e ndan me Griezmann dhe Unal. Më mirë se ai kanë bërë vetëm Joselu, Benzema dhe Lewandowski.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga