
Pas një mungese të gjatë, Enis Bardhi është ritkthyer sërish te goli. Mesfushori shqiptar i Levantës realizoi sot golin e katërt në triumfin 4-1 nda Rayo Vallecanos. Pas një depërtimi perfekt të Moses Simons dhe një krosi parabël për shqiptarin, futbollisti i Maqedonisë së Veriut goditi fuqishëm drejt e në rrjetë duke vulosur fitoren tenistike të ekipit të tij.
Ndryshe nga sezoni i kaluar, ku shpërtheu me 9 gola në 26 ndeshje në kampionat, në këtë edicion 23-vjeçari ka realizuar vetëm dy herë. Megjithatë, vlerat e tij si futbollist kurrsesi nuk zbehen.
Poll