
Vitesse u mposht 4-1 në kampionatin hollandez. Autori i golit të vetëm për miqtë ishte Armando Broja, sulmuesi shqiptar. Broja u aktivizua me fillimin e pjesës së dytë, e iu desh vetëm 15 minuta për të shënuar.
Ky gol vlen thjeshtë për statistikë, pasi fati i takimit ishte vulosur tashmë. Broja e ka nisur mirë eksperiencën në Hollandë, teksa luan sezonin e parë në këtë kampionat. Në 15 ndeshje janë shënuar 7 gola, numër ky i kënaqshëm. Nëse lojtari vijon me këto paraqitje, shumë shpejt mudn ta shohim me ndonjë ekip të madh.
Poll