
Bayer Leverkusen ka fituar 0 me 2 në transfertën e Koln. Pas 24 javëve e sheh veten 10 pikë para Bayern Munich, në krye të renditjes së Bundesligës. Vetëm matematika mban gjallë bavarezët, teksa kanë mbetur 30 pikë në lojë.
Leverkusen vazhdon të mos zhgënjejë, teksa diferenca e madhe me Bayernin u krijua në 5 ndeshjet e fundit. Asnjë humbje për këtë sezon nga “Aspirinat”, që regjistrojnë 20 fitore dhe 4 barazime nën drejtimin e Xabi Alonsos.
Granit Xhaka e nisi dhe këtë ndeshje si titullar, ndërsa u zëvendësua në minutën e 82’ kur gjithçka ishte vulosur. Kujtojmë se Koln luajti me 1 lojtar më pak që në minutën e 14’ të takimit, pasi Thielamnn u ndëshkua me karton të kuq.
Golat e ndeshjes: (VIDEO)