Formula 1 ka mbyllur Çmimin e Madh të Francës. Max Verstappen i Red Bull ka trimfuar në 53 xhirot e kësaj gare, duke marrë vendin e parë dhe kështu shkëputet me 38 pikë nga ndjekësi më i afërt, Leclerc.
Nga ana e tij, Lecrerc e mbylli garën pas 19 xhirove, kur doli nga pista dhe u përplas me murin rrethues, paçka se po kryesonte prej nisjes. Pas këtij momenti, Verstappen nuk lëshoi më asnjë pozicion, teksa la pas me 10 sekonda në vendin e dytë Hamilton.
Në podium edhe Russell, me dy pilotët e Mercedes që treguan nivel të lartë.
Pas kësaj gare, Verstapen qëndron 38 pikë para Leclrec, ndërsa Red Bull për konstruktorë është 56 pikë para Ferrarit.



Galeria fotografike ()
Poll