Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

VIDEO/ ‘Vallëzon’ me topin mes 2 kundërshtarëve dhe tund rrjetën, ish-i Ballkanit dhuron spektakël

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ ‘Vallëzon’ me topin mes 2 kundërshtarëve dhe

Arbër Hoxha ka po vijon formën e mirë edhe këtë sezon. Sulmuesi dardan shpërtheu me Ballkanin në Kosovë e më pas u transferua te Lokomotiva e Zagrebit në Kroaci, për të shkuar më pas te Slaven Belupo 2 sezone më parë.

Pas 2 sezoneve të vështira, 22-vjeçari rigjeti formën e tij vjet duke shënuar 7 gola e 2 asiste, një formë që duket se po e vazhdon edhe këtë sezon. Në ndeshjen e fundit përballë ish-ekipit të tij Lokomotiva Zagreb, Hoxha shkëlqeu duke dhuruar spektakël në golin që shënoi.

Në minutën e 14-të, aim err një top në krahun e majtë, vallëzon me topin mes dy kundërshtarëve dhe hyn brenda zonës për të dërguar më pas topin në rrjetë e për të zhbllokuar rezultatin, një sfidë që ekipi i tij e fitoi me rezultatin 1-3. Ky ishte goli i tij i 4-të këtë sezon teksa numëron edhe 1 asist.

Kliko VIDEO për të parë golin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga