Giacomo Vrioni ka debutuar me New England Revolution në SHBA. Sulmuesi shqiptar la Juventus, me amerikanët që paguan 4 milionë dollar te Zonja për shërbimet e yllit kuqezi.
Në barazimin në transfertë 0-0 kundër Columbus për javën e 21 të MLS, Vrioni bëri debutimin me ekipin e ri. Trajneri Arena e hodhi sulmuesin e Kombëtares në fushë në të 67 minutë, me ndeshjen që u mbyll me rrjeta të paprekura.
Futja në fushë e Vrionit solli ovacione te ata pak tifozë miq në stadium, teksa sulmuesi shqiptar udhëzoi shokët e rinj gjatë zëvendësimit për ndryshimin e skemës.