
Ilda Bejleri është një nga moderatoret sportive që nuk i shpëton asnjëherë medieve rozë. Bukuroshja e Procesit Sportiv ishte pak kohë më parë në një lidhje me ish-deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliun. Edhe pse asnjëherë s’e pranuan marrëdhënien e tyre, ata u kapën “mat” nga paparacët.
Së fundmi, bukuroshja e Top-Channel është shfaqur në krahët e stilistit të njohur, Joni Peçi. Teksa qëndron në krahët e tij, Peçi nuk ngurron ta puthë fillimisht në faqe e më tej në sup. Ata e kanë thënë hapur se janë miq të mirë dhe nuk ka asgjë më shumë se kaq. Megjithatë gjithëkush mund të krijojë një mendim të tij pasi të shohë videon.
Poll