
Gentian Cici tashmë do të jetë një arbitër basketbolli në Gjermani. Gjyqtari i njohur shqiptar vendosi të braktisë vendin e tij dhe këtë sport për një jetë më të mirë. Gjithçka ka shkuar sipas planeve të tij, teksa në një prononcim për TVSH-në ai ka zbuluar se ka arritur të firmosë një kontratë me Bundesligën gjermane.
Arritjet e tij në sportin e basketbollit kanë qenë të shumta. Fillimisht ishte pjesë e botërorit duke vendosur drejtësi, ndërsa tashmë do të arbitrojë në parketin e gjermanëve. 38-vjeçari është larguar me kokën prapa dhe këtë e thotë në intervistën e tij. Ai në fund e mbyll me një këshillë për të gjithë ata që duan të ngjisin shkallët e karrierës në arbitrim.
Poll