Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Tre gola në 19 minuta për të 19-in titull kampion, Milani barazon Interin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Tre gola në 19 minuta për të 19-in titull kampion, Milani

Tri gola për 19 minuta i kanë dhënë titullin e 19-të kampion Milanit. Kuqezinjtë mposhtën ekipin e Sassuolos me rezultatin e pastër në një transfertë që konsiderohej shumë delikate.

Por dy golat nga Olivier Giroud dhe një gol nga mesfushori Franck Kessie, i dhanë tri pikët Milanit, njëkohësisht dhe titullin kampion.

Kuqezinjtë barazojnë Interin në kuotën e 19 titujve kampion dhe e ardhmja për kuqezinjtë, duket e artë. Emra si Leao, Theo, Tonali, Bennacer, Maignan, Tomori, Kalulu e të tjerë, kanë treguar se ky ekip, ka potencial për të nisur një cikël. Titull i merituar i kuqezinvje dhe një “BRAVO” e madhe, shkon për trajnerin Stefano Pioli.

Serie A, java 38

Sassuolo – Milan  0-3
Giroud 17' 31', Kessie 35'

35' GOOOOL, realizon Kessie për Milan, 0-3 për kuqezinjtë! Leao sërish me asist për mesfushorin, i cili realizon një gol të bukur me të majtën!

31' GOOOOL sërish Giroud! Bomberi francez realizon dopietë, pas një asisti të Leao.

17' GOOOOL Giroud! Milani në avantazh! Rafael Leao bë gjithçka mirë nga krahu i majtë dhe Giroud arrin të shënojë poshtë shalëve të Consigli!

9’ Tjetër mundësi e mirë për Milanin. Salemaekers është i vetëm përballë portierit Consigli, por e majta e tij, ndalet nga portieri vendas.

8’ Shans i artë për Rafael Leao, i cili i vetëm përballë portierit, vonohet më shumë seç duhet, dhe Ferrari bllokon.

SASSUOLO (4-2-3-1): Consigli; Muldur, Ayhan, Ferrari, Kyriakopoulos; Maxime Lopez, Matheus Henrique; Berardi, Frattesi, Raspadori; Scamaça

MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Kessié; Saelemaekers, Krunic, Leao; Giroud

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga