
Tragjedia ka pushtuar futbollin spanjoll këtë të diel. Një tifoz ka ndërruar jetë në stadium, gjatë ndeshjes Granada – Athletic Bilbaos për shkak të arrestit kardiak. Ishte portieri i Athelticos Unai Simon që nxitoi për të lajmëruar arbitrin në minutën e 15’, pasi u njoftua fillimisht nga tifozët.
Ndeshja vazhdoi fillimisht për 5 minuta, para se të ndërprehej përfundimisht teksa doktorët po mundoheshin ta shpëtonin tifozin. Lojtarët më pas qëndruan në fushë për rreh 40 minuta, ndërsa iu drejtuan më pas dhomave të zhveshjes.
Pas këtij momenti u pezullua dhe ndeshja, që kujtojmë se Athletico po e fitonte 1 me 0 ndaj Granadës ku aktivizohet Uzuni, me golin e Inaki Williams në minutën e gjashtë. Momenti i ndërprerjes së ndeshjes. (VIDEO)