
Tottenham fitoi me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Arsenal në shtëpi. Derbi u fitua pa vështirësi nga vendasit, që luajtën pjesën më të madhe të lojës me 1 lojtar më shumë, pasi Holding nga Arsenal u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 33’ të takimit.
Rruga e rrjetës u hap nga Kane me penalltinë e shënuar në minutën e 22’. Sërish Kane hipotekoi thuajse gjithçka me golin e dytë personal dhe të sfidës në minutën e 37’. Son Heung-Min vendosi të mbyllë gjithçka dy minuta pas fillimisht të pjesës së dytë, duke e çuar takimin në 3-0, rezultat dhe më të cilin u mbyll.
Me këtë fitore pozitat mbeten të pandryshuara në renditjen e Premier League, kur kanë mbetur dy ndeshje nga fundi i kampionatit. Arsenal mban vendin e katërt, me vetëm 1 pikë më shumë se Tottenham dhe gara për një vend në zonën Champions League është shumë e ashpër.