
Indrit Tuçi ka arritur të bëhet protagonist ditën e sotme me ekipin e Lokomotiva Zagreb përballë Sibenik në transfertë për kampionatin kroat. Ish-sulmuesi i Shpresave gjeti rrugën e rrjetës në fund të takimit për të vulosur fitoren 0-4 të ekipit të tij. Bomberi 22-vjeçar e çon në 5, kuotën e golave në 17 ndeshjet e luajtura deri tani ndërsa ka edhe 2 asiste.
Mungesa e Armando Brojës është e konfirmuar për ndeshjet e marsit ndaj trajneri Sylvinho duhet të gjejë një zëvëndësues të talentit dhe Indrit Tuci mund të jetë një nga ta teksa parametrat fizik janë thuajse të njëjta.
Poll