
Tirana ka humbur me rezultatin 0-1 kundër Zrinjski Mostar. Sfida e parë e turit të dytë në Conference League u vendos nga penalltia, me golin që u shënua herët në minutën e 12. Bardheblutë tentuan të gjenin rrugën e rrjetës për të barazuar, por dështuan ta bënin. Të dyja skuadra përgjithësisht luajtën në nivelin e njëra-tjetrës.
(Alb) Tirana 0 – 1 (BIH) Zrinjski Mostar
Ndeshja e parë, turi i dytë i Conference League
Stadiumi: Air Albania, Tiranë
Arbitër: Loucas Sotiriou (Qiprio)
Formacionet zyrtare:
TIRANA (4-3-3): Bekaj; Najdovski, Behiratche, Tosevski, Ismajlgeci; Hasani, Aleksi, Limaj; Xhixha, Qefalia, Seferi Trajner: Orges Shehi
Zrinjski Mostar 5-4-1: Condric; Memija, Magdic, Barisic, Corluka, Ticinovic; Jukic, Savic, Kamenar, Jankovic, Bilbija Trajner: Sergej Jakirovic
LIVE:
Festa e tifozëve të Zrinjskit pas ndeshjes.
95' Zrinjski humb mundësinë e fundit.
55' Tirana ka nisur mirë pjesën e dytë. Seferi kërkon golin me një goditje jashtë zonës.
50' Tirana provon të gjejë golin.
46' Fillon pjesa e dytë.
HT/ Tirana 0-1 Zrinjski
46'
45' Akordohet 1 minutë shtesë.
40' Aksion fantastik i Tiranën, por mungon finalizimi.
37' Tjetër pritje e Bekaj, pas gabimit të mbrojtësve bardheblu ku kundërshtarët përfituan.
33' Visar Bekaj tregohet i vëmendshëm duke shmangur golin e dytë nga kundërshtarët.
25' Tirana ka fituar kontrollin e lojës, por mungon finalizimi. Më poshtë mund të shihni disa kombinime të bardhebluve.
18' Bardheblutë po tentojnë të rikthehen në lojë.
12' Goool! Zrinjski i shënon Tiranës me penallti.
7' Zrinjski provon të rrezikojë portën e Tiranës.
1' Fillon ndeshja.