
Tirana do të jetë pjesë e kampionatit grek në sezonin e ri. Ky është lajmi i ri që vjen për bardheblutë teksa bëhet fjalë për skuadrën e regbisë. Pjesëmarrja në këtë kampionat të fortë synon ngritjen cilësore të kësaj disipline të re në vendin tonë.
Shaban Penxho është kapiteni i skuadrës së Tiranës që në një prononcim për TvT është shprehur optimist për grupin që bardheblutë kanë në dispozicion. Pjesëmarrja në kampionatin grek pritet të jetë një eksperiencë e vlefshme për kryeqytetasit që synojnë t’i japin ton këtij sporti në Shqipëri.
Poll