
Ernest Muçi nuk ia doli që me golin e tij të bëhet vendimtar në Angli. Legia humbi me rezultatin 2 me 1 ndaj Aston Villa dhe siguroi kështu kalimin e grupit.
Sulmuesi kuqezi barazoi përkohësisht në minutën e 20’, pasi vendasit kishin shënuar të parin në minutën e katërt. Në minutën e 59’ të pjesës së dytë, Aston Villa ia doli të vulosë fitoren 2 me 1. Kujtojmë se Muçi e kishte golin e tij të tretë në Conference League gjatë këtij sezoni.
Legias i duhet të paktën 1 barazim në ndeshjen e fundit kundër AZ Alkmaar, për të siguruar kalimin e grupit. Sfida mes tyre do luhet në Poloni më 14 dhjetor.
(VIDEO I GOLIT TË ERNEST MUÇIT)
Poll