
Kampionati i femrave në Itali ka zhvilluar sot raundin e katërt. Në “Tardini”, Parma u mund 0-4 nga Milan. Vajzat kuqezi u treguan më të sakta gjatë 90 minutave, me njërin prej golave që u shënua nga Kosovare Asllani.
Ka qenë minuta e 36 kur Asllani do shënonte me një goditje perfekte nga diagonalja në hyrje të zonës. Shqiptarja do kopjonte Del Pieron apo Insigne, për të shtangur në portë Capalletti-n.
Me kalimin nga Real Madrid te Milan, Asllani është bërë menjëherë protagoniste këtë sezon, duke qenë pjesë e sukseseve të skuadrës.
Poll