
Lionel Messi vijon fazën e rikuperimit për të qenë sa më shpejt gati për startin e La Ligës. Argjentinas pësoi një dëmtim në këmbën e majtë dhe nuk udhëtoi me skuadrën për turneun e Amerikës.
Barcelona do të nis kampionati spanjoll ditën e nesërme në transfertë ndaj Bilbaos dhe nuk dihet ende nëse sulmuesi do të ftohet për këtë takim apo jo. Ndërkohë, ish-fituesi i Topit të Artë po vazhdon stërvitjen individuale për të qenë gati. Messi po kryen një stërvitje speciale siç shihet edhe nga pamjet në rërë.
Poll