
Gjysmëfinalet në futboll në Lojërat Olimpike të Tokyos dhuruan tejet emocione. Brazili kaloi me penallti Meksikën, me 120 minuta në Kashima Soccer Stadium që u mbyllën 0-0. Nga pika e bardhë e penalltisë më të saktë u treguan të besuarit e Jardine, sakaq, meksikanët gabuan dy herë, me Vasquez dhe Aguirre.
Spanjollët triumfuan 1-0 ndaj Japonisë, në Saitama Stadium. Për të parë golin na duhej të prisnim 115 minuta lojë, me Asensio që shfrytëzon më së miri një pasim të Oyarzabal.
Finalja Brazil-Spanjë do të luhet me datën 7 gusht, ndërsa me 6 gusht për medaljen e bronzit është rezervuar Japoni-Meksikë.
Poll