Arbnor Muçolli po shkëlqen në ndeshjen që po luhet aktualisht mes Hvidovre dhe Vejle në kampionatin danez. Mesfushori i Kombëtares arriti të kthehej në protagonist për Vejlen në minutn e 37’ teksa asistoi për golin që zhbollokoi sfidën.
Marrje perfekte e topit dhe futje e mirë në zonë dhe me pasimin e tij arrin të zhvlerësojë portierin duke e bërë sulmuesin e skuadrës të shënojë me portën e boshatisur. Ky është asisti i tij i 7-të këtë sezon teksa numëro nedhe 5 gola të shënuara.
Në ndeshjen e fundit ai ishte hero absolut ku shënoi gol dhe u shpall lojtari i ndeshjes e taashmë i jep një tjetër sinjal të fortë trajnerit Syvinho. Muçolli ishte një emër tjetër që mungonte në listën e trajnerit Sylvinho në ndeshjen ndaj Polonisë por mesfushori është sigurisht pjesë e listës së ngushtë me lojtarët që mund të kontribuojnë me fanellën kuqezi.