Tim Civeja
Sipas raportimeve të fundit që vijnë nga Gjermani, mesfushori shqiptar Tim Civeja ka vendosur të largohet nga ekipi i Saarbrucken si transferimi i lirë dhe të kaloi te Karlsruher.
Për 24-vjeçarin, ky është një hap në ngjitje, nga Liga e 3-të në Bundesliga 2. Në qershor të vitit 2023, Civeja vendosi të lërë Gjermaninë U-19 për t’u bashkuar me Shqipërinë U-21, por që kurrë nuk është integruar në Kombëtaren e madhe kuqezi.
Në hapat e parë, protagonisti në fjalë u trajtua si talent me të ardhme të madhe, i dalë nga akademia e Augsburg në Gjermani, por që ende nuk ka “shpërthyer”.
Poll
