Fitorja e djeshme 3-0 me Saint Mirren ka vendosur përfundimisht edhe titullin kampion të këtij sezoni për Rangers në Skoci. Pas 10 sezonesh, Rangers ngre trofeun e kampionit duke gëzuar pjesën Blu të Glasgou. Për këtë sukses, trajneri Steven Gerrard nuk është përmbajtur në dhomat e zhveshjes.
Legjenda e Liverpool e ka trofeun e parë në karrierën e trajnerit, teksa ka festuar si një fëmijë i lumtur. Pas sezonesh në ligat inferiore dhe falimentimit të klubit prej borxheve, Rangers diti të ringrihet dhe të vendosë diktatin karshi Celltics, teksa edhe 2 javë nga fundi i sezonit kryeson me 21 pikë para në kotën e 88 pikëve.