
Shpresat e Arsenal për titullin kampion janë thuajse të përfunduara. Topçinjtë u mposhtën nga Brighton në shtëpi dhe diferenca me kreun mbetet 4 pikë por City ka një ndeshje të prapambetur për të luajtur teksa kanë mbetur edhe 2 javë nga fundi i kampionatit.
Tre gola nga Enciso, Undav dhe Estupinan në pjesën e dytë pllakosën heshtjen në Emirates Stadium teksa skuadra e Brighton merr 3 pikë të rëndësishme dhe shkon në kuotën e 58 pikëve në vendin e 6-të por e veçanta është se kanë plot 2 ndeshje të prapambetura veç atyre të rregullta ndaj janë një kandidad serioz për një vend në zonën Champions.
Përsa i përket çështjes së titullit, Manchester City mjafton të barazojë ndeshjen e rradhës dhe siguron matematikisht vendin e parë.
GOLAT: