Francis Coquelin ka folur fjalë të mira për shokun e tij të skuadrës, shqiptatin Granit Xhaka. Francezi e quan goditje të madhe transferimin e Xhakës te ekipi i “Topçinjve”, pasi ai e ka përforcuar shumë skuadrën, duke parë cilësitë e mira që ka.
“Arsenali është skuadër e madhe dhe natyrisht që do të transferojë lojtarë kualitativ. E kam shikuar atë në Euro 2016. Ai ka pasim të mirë, është i fortë dhe i mirë, kështu që mendoj se ai do të përforcojë skuadrën dhe kjo është e mirë”, tha Coquelin për faqen zyrtare të Arsenalit.
Xhaka u transferua në merkaton verore për vlerën e 45 milionë eurove nga skuadra gjermane e Borusia Monchengladbach te Arsenal.
“He’ll add quality to the team, so that’s a good thing.” Francis Coquelin talks Granit Xhaka https://t.co/1BX7RQ3mTJhttps://t.co/Zoo9eyB5M8
— Arsenal FC (@Arsenal) July 18, 2016
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.