Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

VIDEO/ Shoku i ngushtë humbi jetën në këtë mënyrë, piloti i F1 tërbohet me komisarët: Doni të më vrisni?

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Shoku i ngushtë humbi jetën në këtë

Çmimi i Madh i Japonisë në pistën e Suzukit nxori fitues Max Verstappen dhe shpërtheu festa e kampionit të Formula 1 por kjo garë mund të kishte pasur një fund të frikshëm për pilotin e Alpha Tauri, Pierre Gasly. Moti ishte shumë i rënduar çka solli edhe kompromentime të garës.

Komisarët e pistës bënë një gafë që mund të kishte rezultuar në tragjedi duke lejuar në pistë një traktor ndërkohë që makinat e F1 ishin ende nën regjimin e makinës së sigurisë. Gasly rrezikoi seriozisht përplasjen me traktorin, me impaktin që u shmang për punë centimetrash, teksa francezi u acarua me të drejtë duke u shprehur se rrezikoi seriozisht jetën.

Në të njëjtën pistë, në vitin 2014, miku i tij i ngushtë, Jules Bianchi u përplas në të njëjtën mënyrë me një nga traktorët pas daljes nga pista duke humbur kështu jetën.

“Çfarë dreqin është kjo? Çfraë dreqin kërkon një traktor në pistë? I kalova ngjitur dreqi ta hajë. A e mbani mend çfarë ka ndodhur më parë? Doni të më vrisni? Nuk arrij ta besoj dot.”- u shfrye Gasly te komisarët e garës.

VIDEO:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga