
Momente paniku për Jese Rodriguez. Sulmuesi spanjoll që është pjesë e Las Palmas dhe shok skuadre me Armando Sadikun ka qenë viktimë e një aksidenti të shkaktuar nga e dashura e tij, Aurah Ruiz. Mediat spanjolle bëjnë me dije se çifti ka patur një zënkë disa ditë më parë pas daljes nga një koncert muzikor.
E dashura e Jese pas debatit ka tentuar ta shtypë sulmuesin me makinë, ndërsa janë publikuar edhe pamjet e aksidentit. Sipas mediave, ish lojtari i Real Madrid dhe PSG-së ka ngelur i dëmtuar në kyçin e këmbës.
Poll