Sapo ka përfunduar takimi mes Shkëndijës dhe Tottenham, me shifrat 1-3.
Lamela kaloi anglezët në avantazh në minutën e pestë. Argjentinasi bën gjithçka mirë, duke çuar topin pas shpinës së portierit. Shkëndija tentoi të reagonte por e kishte gati të pamundur në këtë fraksion. Nafiu barazoi gjithçka (55′), duke dhënë shpresë. Barazimi zgjat pak minuta pasi në të 70-tën Son bën atë që di të bëjë më mirë: shënon. Ka kohë edhe për Kane, e kështu Tottenham kalon tutje.