
Elseid Hysaj, kapiteni i Kombëtares kuqezi ndodhet në karantinë në Napoli. Ndërsa kampionati është ndërprerë prej ditësh dhe situata në vendin fqinj është dramatike prej Covid-19, shkodrani ka zgjedhur t'i bashkohet sfidës së qëndrimit në shtëpi, duke postuar në rrjetet sociale videon e mëposhtme, duke u argëtuar me letrën higjenike në vend të topit të futbollit.
Bashkë me partneren e tij, 26 vjeçari duket që shkëmben disa pasa, por jo gjithçka shkon mirë. Loja prishet dhe Hysaj duket se "fajëson" partneren për këtë. "Kur ajo shkatërron gjithçka", shkruan mbrojtësi i Napolit në Serie A. Sigurisht gjithçka në formë batute, me Hysaj që duket se po mban formën sportive duke u stërvitur individualisht.