Po luhet aktualisht ndeshja e katëogrisë së parë turke mes Sakarayaspor dhe Altinordu. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 2-1 për vendasit, me të cilët luan titullar mesfushroi i Kombëtares Shqiptare, Odise Roshi.
Rraketa shqiptare dhuron spektakël teksa gatuan dy të dy golat e ekipit të tij. I pari vjen pas një sprinti vetëtimë ndërsa i dyti është Déjà vu e atij golit të paharrueshëm të Bekim Balajt me Portugalinë. Roshi ka zhvilluar 13 ndeshje me ekipin turk teksa numëron 4 asiste për shokët e skuadrës.
Poll