
Manchestër United luajti sot kundër Reading, në kuadër FA Cup. Kjo sfidë u mbyll me rezultatin 4-0 në favor të "Djajve", ku Ëayne Ronney ishte protagonist. Legjenda e Anglisë arriti të shënonte golin e parë në minutën e 7-të, duke arritur me fanellën e United kuotën e 249 golave.
Por një moment i pazakontë, e ka bërë sulmuesin e United të mos ndihet fort komod. Teksa jemi mësuar t'i shohim lojtarët që ndërrojnë fanellat me njëri-tjetrin, në fund të takimit, Ronney i kërkon ish lojtarit të Cityt, George Evans për të shkëmbyer bluzat, por ky i fundit nuk pranon duke bërë që kapiteni i Anglisë të ndihet keq para tifozëve. Për më shumë shihni videon e mëposhtme.
https://www.youtube.com/watch?v=4a4e02P3Cwo