Portugalia mposhti mbrëmë 4-0 Izraelin, në në miqësoren e fundit para Europianit 2020. Paraqitja e të besuarve të Santos ishte e mirë në përgjithësi, por kishte edhe momente “JO”. Një nga ato ishte një mundësi e pa shfrytëzuar mirë nga Cristiano Ronaldo. Teksa shifrat ishin akoma të bardha, ylli i Juventusit merr përsipër ekzekutimin e një goditje dënimi, por gjuajtja lë shumë për të dëshiruar.
Video po bën xhiron e botës, me një nga më të mirët në botë që bëhet viral, këtë herë, për keq. Gjithsesi, futbollisti shlyen gabimin, pasi shënon golin e dytë, në fund të fraksionit.Portugalia do të përballet me Hungarinë, me datën 15 qershor, në ndeshjen e parë për këtë Kombëtare, në kuadër të Euro 2020.