
Roma arrin të marri një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Chievos me rezultatin 0-3. Pas dy ndeshjeve radhazi pa fituar skuadra kryeqytetas rikthehet të fitojë duke hyrë në zonën Champions. Goli i parë u shënua në minutën e 9-të nga El Shaaraëi, ndërsa në të 18-të ishte Dzeko që dyfishoi ndeshjen.
Në pjesën e dytë u shënua dhe goli i tretë nga Kolarov në minutën e 51-të duke vulosur fitoren. Me këtë 3 pikësh Roma renditet në vendin e 4-të duke lënë pas Lacio dhe Milanin që ka një ndeshje më pak. Gara për një vend në Champions League sa vjen dhe bëhet edhe më fort, ku 4 skuadra luftojnë për një vend në sezonin e ardhshëm.
Poll