Janë mbyllur 4 ndeshjet çerekfinaliste të Europa League. Skuadra favorite kanë bërë detyrën dhe janë kualifikuar për në fazën gjysmëfinale teksa kanë fituar ndeshjet e tyre. Man United ka fituar edhe në shtëpi 1-0 ndaj Grandas, Arsenal ka shkatërruar 0-4 Slavian në transfertë, ndërsa Villareal ka mposhtur 2-1 Dinamon e Zagrebit.
Sfida më e fortë ishte mes Romës dhe Ajax pasi ndeshja e parë ishte mbyllur me fitoren 1-2 për italianët. Ndeshje e luajtur në “Olimpico” u mbyll në barazim 1-1 me Romën që kualifikohet për në turin tjetër. Roma, Man United, Villareal dhe Arsenal janë 4 ekipet që kalojnë në gjysmëfinale.
Ndeshjet gjysmëfinaliste do të jenë, Man United-Roma dhe Villareal-Arsenal.
Man United-Granada 2-0
Villareal-Dinamo Zagreb 2-1
Slavia-Arsenal 0-4
Roma-Ajax 1-1