Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Real Madrid mposht Barcelonën dhe prek finalen, 5 gola vendosin El Clasicon pas 120 minutash

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Real Madrid mposht Barcelonën dhe prek finalen, 5 gola vendosin El

FT Barcelona 2 - 3 Real Madrid ( De Jong 42' , Fati 84' / Vinicius 25' , Benzema 72' , Valverde 98')

Real Madrid ka mposhtur 2-3 Barcelonën për gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës. Sfida e zhvilluar në Riyadh të Arabisë Saudite ka zgjatur 120 minuta, me Galaktikët e Ancelottit që vetëm në shtesë e kanë gjetur golin e fitores paçka se kaluan edhe dy herë të tjera në avantazh gjatë ndeshjes.

Dueli do hapej nga Vinicius në minutën e 25, duke u barazuar në fundin e pjesës së parë nga De Jong. Benzema në minutën e 72 kaloi sërish Real në avantazh, me Ansu Fati që në të 84 vendosi ndeshjen të shkonte në shtesë. Kundërsulmi i Real dhe Valverde që çon topin në rrjetë në të 98 minutë, bëri që Galaktikët të kalojnë në finale, aty ku do përballen me fituesen e Bilbao – Ath. Madrid.

VIDEO:

120' Real vuan por mposht 2-3 Barcelonën pas 120 minutash lojë.

98' Valverde kalon për herë të tretë Realin në avantazh gjatë këtij takimi. Kundërsulm efikas nga Galaktikët.

90' Barazim 2-2 në kohën e rregullt, sfida i drejtohet dy shtesave me nga 15 minuta.

84' Ansu Fati barazon ndeshjen pas një goditje me kokë.

72' Benzema rikthen epërsinë e Real Madrid.

45' Mbyllet 1-1 pjesa e parë.

42' De Jong me fat, Barcelona barazon shifrat ndaj Real Madrid.

25' Vinicius kalon në avantazh Real Madrid. Busquets gabon në mesfushë, me Galaktikët që përfitojnë dhe marrin kryesimin.

Formacionet zyrtare:

Barcelona: Ter Stegen, Alves, Araújo, Piqué, Alba, Frenkie, Busquets, Gavi, Dembélé, Luuk, Ferran Torres

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Nacho, Mendy, Casemiro, Kroos, Modric, Asensio, Vinicius, Benzema

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga