
Champions League mbylli sonte 2 ndeshjet e para çerekfinale.
Manchester City mposhti 2-1 Dortmundin, në një 90 minutësh interesant.De Bruyne shfrytëzoi më së miri një asist të Mahrez në minutën e 19-të, duke kaluar në festë anglezët. Atëherë kur pritej fundi i sfidës, Haaland sheh mirë Reus, me këtë të fundit që barazon shifrat. Në të 90-tën, Foden realizon të dytin dhe vendimtarin.
Real Madrid tregoi se është një pretendente, duke mundur 3-1 Liverpoolin. Fillimisht shënoi Vinicius në të 30-tën, e më pas Asensio në të 36-tën, duke bërë gjithccka të lehtë për madrilenët. Nuk mendon kështu Salah, që ngushton shifrat me të filluar pjesa e dytë. Ylli epigjiptian dërgon topin aps shpinës së portierit, duke rihapur ndeshjen. Vinicius dukej në një natë të madhe, pasi "tund rrjetën" edhe në minutën e 65-të. Kështu, ekipi i Zidane merr një triumph të madh në 90 minutëshin e parë.