
Real Madrid 2 - 1 Barcelona (Benzema 14', Kroos 28' / Mingueza 60')
Real Madrid ka fituar 2-1 me Barcelonën. El Clasico në javën e 30 ka dhuruar spektakël, me Galaktikët që kanë dominuar në pjesën e parë, atëherë kur u shënuan të dy golat. Ka qenë Benzema që me finte ka kaluar vendasit në avantazh, ndërsa më pas Kroos është kujdesur që shifrat të shkonin në 2-0.
Do duhej një gol i Minguezas në minutën e 60, që sfida të bëhej më interesante. Pas golit, Barcelona ka marrë zemër duke shtyrë përpara, teksa u ndal nga trau I portës në sekondat e fundit të sfidës. Me këtë fitore, Real shkon në kuotën e 66 pikëve, aq sa ka Atletico Madrid kryesuese me një ndeshje më pak. Barca mbetet në kuotën e 65 pikëve.
VIDEO:
60' Oscar Mingueza rihap sfidën, 2-1.
28' Kroos gjen golin e dytë te Real Madrid.
14' Benzema gjen rrjetën me një gol spektakolar.
Formacionet:
Real Madrid: Courtois; Lucas, Militao, Nacho, Mendy; Casemiro, Valverde, Modric, Kroos; Vinicius, Benzema
Barcelona: Ter Stegen, Dest, Araujo, Sergio, Messi, Dembele, Lengelt, Pedri, Jori Alba, De Jong, Mingueza