
Ralf Rangnick pëson humbjen e parë në stolin e Man United. “Djajtë e kuq” e kanë nisur në mënyrën më të keqe vitin 2022 pasi janë mposhtur në shtëpi nga Wolves me rezultatin minimal 0-1.
Sfida e vlefshme për javën e 21-të të Premier League u vulos nga një portugez, por këtë herë nuk ishte Ronaldo, por shoku i tij te Kombëtarja, Joao Moutinho që luan për Wolves.
Mesfushori gjuajti saktë nga jashtë zone në minutën e 82-të dhe mposhti portierin De Gea. Një fitore e vuajtur, por e madhe për Wolves që mposht Man United në “Old Trafford” dhe renditen në vendin e 8-të me 28 pikë, kurse United në vendin e 7-të me 31 pikë.
Poll