
PSV-ja është mundur në shtëpi me rezultatin 1-3 nga AZ Alkmar, ndeshje e vlefshme për javën e 16-të të kampionatit hollandez. Miqtë shënuan dy herë në pjesën e parë me Koompmeiners, fillimisht me penallti e më pas me një gol kryevepër.
Në minutën e 39-të, kapiteni shënon një gol me thembër pas një krosimi nga goditja e dënimit duke lënë të shtangur portierin e PSV-së.
Vendasit reagojnë në pjesën e dytë me Max duke rihapur takimin, por në minutat e fundit, Stengs shënon edhe golin e 3-të për AZ Alkmar duke vulosur përfundimisht ndeshjen. Me këtë humbje, PSV-së renditet në vendin e 3-të me 34-të pikë, ndërsa AZ Alkmar në vendin e 5-të me 31 pikë.
Poll