
Safet Gjici doli ditën e djeshme në një konferencë për shtyp teksa foli për çështjen "Armando Cungu".
Presidenti i Kukësit konfirmoi në detyrë trajnerin shkodran, por gjithashtu theksoi se nuk ka pasur asnjë të vërtetë rreth largimit të tij. Para medieve, Gjici zbuloi edhe gazetarin e preferuar që me sa duket ka konsiderata të mëdha për Ylli Agën.
"Unë them që mediat e kanë me pak tendencë me Kukësin. Jo të gjitha, natyrisht. Ka edhe media profesioniste. Për shembull, Supersporti: Pa më pyetur mua, s'e dha lajmin. Edhe mund ta jepte lajmin. Ylli Aga, profesionist. Në telefon: Zoti, president a ka ndonjë të vërtetë? Jo, Ylli. Kazani le të vazhdojë, ka punën e vetë kazani", përfundon ai duke kopjuar në këtë mënyrë shprehjen kazan të kryeministrit Edi Rama.